Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar një ditë pasi në media u raportua se SPAK ngriti akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se ky vendim është antikushtetues dhe i paligjshëm.

 

Ai pretendon se drejtësia ka ndërmarrë veprime me regji nga kryeministri Edi Rama, duke shkelur Parlamentin, i cili i siguron Berishës imunitet si deputet.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

 

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

 

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, thekson kreu i PL-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *