Pas 3 vitesh spak ka mbyllur hetimet për dosjen e drogës në Krujë dhe çështja është dorëzuar pranë Gjykatës së Posaçme.

 

Per gjykim janë dërguar 13 persona të cilët akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike, 8 prej tyre janë të arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim.

 

Sipas prokurorisë këta persona ishin pjese e dy grupeve kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin lëndë narkotike në disa fshatra të malësisë së Krujës.

 

Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan mbi 145 kilograme kanabis. Në njoftim e SPAK thuhet se dy grupet kishin mbështetjen e policisë dhe autoriteteve lokale, të cilët janë gjithashtu janë të përfshirë në hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *