E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SPAK çon për gjykim Llallën/ Gjykata e Posaçme i heq sekuestron mbi pronat

Çështja ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llala i akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie ka kaluar për gjykim. Në seancë paraprake Gjykata e Posaçme vendosi edhe heqjen e sekuestros për pasuritë e Llallës.

 

Reklamë

Vetë Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj. Gjykata e Posacme po ashtu vendosi të heqë edhe sekuestron mbi pronat e ish kryeprokurorit, 1 apartament 67 metra katrorë në durrës dhe katër parcela toke në periferi të tiranës. Llalla rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

 

Hetimi ndaj ish kryerpokurorit u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars te 2018-es per akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës e pastrimit të parave.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë