E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, akuzohet për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, i mori 8 mijë euro klientit

Avokati Besart Logu ka përfunduar në arrest shtëpiak.

Ai u izolua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Reklamë

Sipas burimeve, Logu dyshohet se i ka marrë një klienti italian 8 mijë euro në këmbim të ndikimit te një prokuror dhe gjyqtar i Tiranës, për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Italiani ishte duke u hetuar bashkë me persona të tjerë për mashtrim me TVSH.

Deri në këtë fazë hetimore ka rezultuar se Logu shumën e parave e ka mbajtur për vete, por nuk ka ndikuar te organet e drejtësisë.

Në këto kushte, ka qenë pikërisht italiani që denoncoi mbrojtësin ligjor, Besart Logu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë