Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ju përgjigj kryeministrit Edi Rama pas një videoje ironizuese që ky i fundit kishte bërë për të hedhur poshtë akuzat e ditëve të fundit të opozitës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Spaho sfidoi shefin e qeverisë të publikojë kontratat e tenderave sekretë.

“Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët. Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun. Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.”

Sipas tij, Edi Rama nuk e ka në plan të ndihmojë qytetarët që janë në hall, por të ruajë paratë e oligarkëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *