Nëkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho e sheh vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Sipas tij, për shkak të vështirësive kanë humbur vendin e punës 57 mijë persona.

Spaho akuzoi qeverinë se nuk po bën asgjë për të menaxhuar dhe për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Mbyllen 57 mijë vende pune që do të thotë afërsisht po aq familje pa të ardhura. Kjo ndodh sepse nuk përballojnë vështirësitë e krijuara nga kriza e thellë ekonomike që ka kapur vendin. Qeveria as që e vë ujin në zjarr që t’i ndihmojë financiarisht sikurse veprojnë vendet e tjera të rajonit tonë. Përkundrazi, sapo ju ka dërguar një shkresë bizneseve ku kërkon që të paguajnë sa më parë tatimin mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore për tremujorin e tretë të këtij viti. Për qeverinë shqetësim përbëjnë koncensionet dhe oligarkët, të cilëve rregullisht ju kalon fondet e buxhetit sikurse vepron me inceneratoret që marrin para edhe pa u ndërtuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *