Pas deklaratave të bëra nga raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka reaguar deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

 

Në një postim në “Facebook”, Spahiu i kërkon eurodeputetit që të mos bëhet Zonja e Parë e qeverisë së drogës pasi, sipas tij, dhe qeveria gjermane është kundër vendit tonë.

 

“Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj.”

 

Raportuesi i Shqiperise ne PE, Knut Fleckenstein deklaroi kete te enjte se eshte i zhgenjyer nga deklaratat e bera nga drejtuesaj e LSI, Monika Kryemadhi gjate takimit qe delegacioni zhvilloi.

 

Kryemadhi sipas eurodeputetit, kishte deklaruar se ne vend kishte ardhur koha qe pushtetet te ndryshonin dhe nese Europa nuk e kuptonte nje gje te tille atehere eshte problemi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *