Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me buxhetin në shëndetësi.

 

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Bardh sPAHIA deklaroi se nuk ka rritje reale për buxhetin e shëndetësisë pasi pjesa dërrmuese e tij do të shkojë, sipas tij, për të paguar 4 koncesione.

 

Sipas Spahise, vitin e ardhshëm qeveria do të detyrohet që të paguajë 37 milion euro nga taksat e qytetarëve vetëm për koncesionet.

 

“Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës. Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione. Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve. Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor. Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.”

 

Ai akuzoi qeverinë se ka si synim vetëm grabitjen përmes koncesioneve.

 

“Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlereson se këto janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare. Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund!”

 

Ai u zotua më tej se në momentin që PD do të vijë në pushtet do të anulojë të gjitha konçesionet dhe se do të rrisë rrogat për bluzat e bardha.

 

“Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët. Në planin e Partisë Demokratike  rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *