Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se në Kryeministri janë shënuar të infektuar me koronavirus. Sipas tij, rastet e identifikuara po mbahen të fshehura duke mos thënë numrin e të prekurve.

Përmes një postimi në “Facebook”,  Spahia e konsideroi menaxhimin e situatës një dështim total, ndërsa shtoi se protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit.

“COVID EDHE NE KRYEMINISTRI. Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme. Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët? Kush e ka përgjegjësinë për këtë?  Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *