E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spahia: Rama gënjeu shqiptarët, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia shkruan se kryeministri Edi Rama gënjeu shqiptarët, duke premtuar shëndetësi falas.

Përmes një postimi në “Facebook”, demokrati akuzon shefin e qeverisë se bën vetëm propaganda, ndërsa thekson se vendit i duhet një ndryshim. Sipas tij, PD do të jetë forca politike që do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim. Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre. Vendit i duhet ndryshimi. Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë