Në qendrat shëndetësore mungojnë maskat dhe veshjet e duhura për pacientët e dyshuar për koronavirus. Denoncimin e bëri ish-deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë një inspektimi të kryer në qendrën shëndetësorë numër 10.

 

“Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus.”

 

Demokrati tha se ky është një realitet i hidhur dhe jo ajo që paraqet kryeministri Edi Rama çdo ditë në daljet e tij publike.

 

“Ishte një konfirmim, asgjë më tepër i denoncimeve të vazhdueshme që na kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, nuk ka absolutisht masa të shtuara. Edhe një herë i referohem deklarimeve klishe të kryeministrit Rama, i cili mendon se me anë propagandës apo të fasadës mund të mbulojë realitetin e hidhur që ndodhet vendi dhe me të cilin përballen jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe personeli mjekësor –shëndetësor i cili ofron shërbim atyre.”

 

Më herët reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili po ashtu akuzoi qeverinë se po bën vetëm propagandë me masat e marra për koronavirusin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *