E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spahia: Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendi, është koha që të merren masa

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, duke iu referuar të dhënave të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Vjenës, shprehet se pandemia e koronavirusit do të nxisë emigrimin e mjekëve nga Shqipëria.

Sipas tij, është koha që të merren masa konkrete për ta frenuar këtë fenomen.

Reklamë

“Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi. Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.”

Spahia tha se PD dhe kryetari Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe se me ardhjen në pushtet, “rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë