E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Kosova

Kadri Veseli në krye të PDK

Pa asnjë rival ne gare Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike te Kosovës, forcës kryesore politike ne vend. Konventa e shtate e partisë qe zhvilloi  punimet këtë te shtune zgjodhi pasardhësin e Hashim Thaçit, qe dha dorëheqjen nga kreu i partisë, pas hyrjes ne garën per president.  Me votim te hapur te gjithë delegatet dhanë votën pro Veselit. Ne fjalimin e pare si kryetari i ri i PDK-se, Kadri Veseli premtoi se prioritet i partisë do te jete përmirësimi i jetës se qytetareve, përmes zhvillimit ekonomik, hapjes se vendeve te reja te punës, përmirësimit te arsimit dhe shendetesise. Paraardhësi i tij Thaçi e uroi kryetarin e ri te partisë. Ne nje koment ne Facebook, Thaçi shprehu besimin se Veseli do ta forcoje unitetin e vendit dhe do ta afroje Kosovën me BE dhe NATO-n.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë