Ende nuk ka asnjë vendim për ekstradimin ose jo drejt Serbisë të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Gjykata e Colmarit vendosi ta shtyjë për më 27 prill verdiktin për kreun e AAK-së, që u arrestua në fillim të janarit pas një urdhëarrresti të vitit 2004 të lëshuar nga autoritetet serbe.

 

Trupi gjykues kërkoi tri javë kohë për të shqyrtuar argumentet shtesë të dorëzuara nga Prokuroria Speciale serbe. Serbia pretendon se disponon dokumente të reja që dëshmojnë se Haradinaj ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në Kosove. Pas seancës, Haradinaj u shpreh i bindur se do të lirohet.

 

“Unë nuk kam ikur nga ligji as i Kosovës e as nga ai i huaj ndërkombëtar. Më 29 nëntor 2012, ka ndodhur e vërteta, është konfirmuar kush jam dhe sa i pastër jam. Juridiksionin e Serbisë nuk e njoh dhe nuk do ta njoh kurrë. Jemi ndarë nga ta dhe përgjigjen sa herë që e kërkojnë e marrin njëjtë. Siç edhe e kanë marrë”

 

Haradinaj ka theksuar se pafajësia e tij është provuar. Ish-kryeministri po gjykohet ne gjendje te lire ne France, por ne baze te masës se dhënë, ai nuk mund te largohet na ky shtet deri ne përfundim te procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *