Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se këtë të diel u dëshmua se Shqipëria ndodhet nën regjim, ndërsa u shpreh se do të mbështesë protestat e qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Idrizi tha se është detyrë e opozitës që të bëjë sakrifica dhe të përballet me ata që janë pushtet.

 “Sot na u bë e qartë se shqiptarët duhet të rifitojnë demokracinë, sot u faktua se jemi nën regjim. Nuk ka asgjë të paqartë, para se të jemi opozitarë jemi qytetarë, ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve. Sigurisht edhe si opozitë e bashkuar do të organizojmë protestat tona. Ju e shihni si po na tregohet arroganca, përballja me një regjim do skarifica, nëse opozita nuk e bën këtë duhet të ikë në shtëpi, dhe le ta bëjnë qytetarët”, tha Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *