E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Sot temperatura të nxehta, evitoni qëndrimin e gjatë në diell

Ilustrim · Vizion Plus

Për kete te diel do të vijojnë të jenë prezente masat ajrore të nxehta të cilat do të sjellin mot të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.

 

Përgjatë relievev të larta malore vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 7-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.               

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 19 deri 37°C,  në zona e ulëta 21 deri 39°C,  në zona bregdetare 23 deri 37°C.

 

Në rajonin e Ballkanit do të ndikojnë masat ajrore të nxehta.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë përgjatë relieveve malore të Rajonit pritet të ketë zhvillim të vranëisrave të cilat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat në zonat malore të Gadishulit Iberik dhe pjesës veriore të Europës do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh