E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Sot, takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen sot në Bruksel. Qëllimi kryesor i këtij takimi të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë te BE-së, Federica Mogherini, është përmirësimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

 

Bashkimi Evropian insiston për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, si kusht për integrimin europian të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur se nuk pret ndonjë mrekulli nga takimi, por theksoi se palët mund të diskutojnë për t’i dhënë fund problemeve, si dhe të punojnë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit dhe pajtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë