Sezoni i ri futbollistik ne Vizion Plus starton sonte ne mbrëmje nga Stambolli me superkupen e Europes. Ne “Beshiktash Park” një sfide tërësisht angleze ashtu si finalja e Champions League dhe Europa League.

 

Kampionet ne fuqi te Europes, Liverpul sfidojnë fituesin e kupës se vogël Chelsean ne përpjekje për t’a nisur mbare sezonin e ri.

 

Te kuqte e Jurgen Klop nisen si favorite ne këtë ndeshje teksa vine pas një starti endrersh ne Premier League ne atë fitore 4-1 ndaj Noruic.

 

Nuk mund te thuhet kështu për blutë e Londrës me një pamje tërësisht te re jo vetëm me trajnerin e ri Lampard por edhe me ndryshime te theksuara ne skuadër ku vlen te përmendet largimi i talentit belg Eden Hazard drejt Realit dhe pikërisht kjo gjë u reflektua edhe ne javën e pare te kampionatit ku Chelsea u shpartallua ne Old Traford nga Manchester United 4-0.

 

Mungesa me e rëndësishme e te kuqeve është portieri Brazilian Alison i dëmtuar i cili do te zëvendësohet nga prurja me e re Adrian.

 

Ne kampin kundërshtar Frank Lampard duket se ka rikuperuar ne minutat e fundit Kante.

 

Stambolli shpreson ti sjelle fat Liverpulit ku ne 2005 arriti te përmbyste shifrat ndaj Milan duke rrëmbyer Uefa Champions League.

 

Kjo finale do te jete historike edhe për faktin se për here te pare do te drejtohet nga një gjyqtare femër, francezja Stefani Frapart.

 

Takimi do te luhet ne orën 21:00, ndërsa ne Vizion Plus starti i sezonit futbollistik nis me herët me emisionin “Kampionet” ne prag te kësaj sfide qe pritet te dhuroje emocione dhe spektakël ashtu siç di te përcjelli vetëm futbolli anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *