Subscribe

Në një kohë kur media prodhon lajme, jo pak herë të rreme, Vizion Plus ju sjell vetëm të vërtetën, në Real Story, me Sokol Ballën.

 

Nga kjo e enjte në prime time, Real Story rikthen në Vizion Plus gazetarin dhe drejtuesin që asnjëherë nuk ka bere kompromise ne kurriz te se vërtetës. Misioni është i qartë që në titull.

 

Sfida kryesore gazetareske e Sokol Ballës është e vërteta e depërtimi përtej lajmit, ndaj edhe kur e pyesim për detajet nga studio e Real Story, na rrëfen çfarë e bën një emision të suksesshëm në ekranet shqiptare.

 

Sokol Balla është treguar i rezervuar edhe në lidhje me atë qe do t’i prezantohet publikut në takimin e pare me Real Story.

 

Gjithçka është gati për të nisur një rrugëtim me të vërtetat si armë, sot në mbrëmje, ora 21.00 me Sokol Ballën në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *