Subscribe

Sot, Shqipëria përballë Lihtenshteinit

Nje formacion me futbolliste ne formën me te mire fizike. Shqipëria luan sot ne Vaduz te Lihtenshteinit takimin e dyte eliminator te botërorit te vlefshëm per Grupin G. Tekniku De Biasi pritet te shpalos ne fushe nje skuadër me theks sulmues, ne përpjekje për te rrëmbyer fitoren e dyte radhazi, çka do ta mbante ne krye ne renditjen e përgjithshme. I ndikuar edhe nga dëmtimet, Shqipëria do te kete sonte ne orën 20:45 disa ndryshime te rëndësishme. Ne porte, do te jete si gjithmonë Berisha, ndërsa ne qendër është Mavraj ne rolin e kapitenit se bashku me Gjimshitin. Ne krahun e djathte, Hysaj futbollisti i dyte pas portierit qe nuk preket, ndërsa ne te majte, pritet te luaje qe nga minuta e pare ne vend te Agollit, lojtari i Kaiserslautern Naser Aliji. Përpara mbrojtës do te rreshtohen Burim Kukeli dhe Amir Abrashi me Taulant Xhaken dhe Ergys Kaçen ne stolin e rezervave. Por surpriza te mëdha pritet te kete mesfusha. Roli i organizatorit do t’i besohet Jahmir Hykes. Nga e djathta Odise Roshi ndërsa ne te majte Asdren Llullaku futbollisti qe po përjeton nje sezon mjaft te mire te Gaz Metan Medias ne Rumani, duke shënuar edhe 7 gola. Edhe pse ka qene i grumbulluar edhe me pare, per lojtarin nga Istogu pritet te jete hera e pare qe do te luaj me fanellën kuqezi qe nga minuta e pare. Ne sulm Bekim Balaj ka fituar konkurrencën me Cikalleshin dhe Edgar Çanin.

Kosova sfidon Kroacinë

Por pikërisht brenda republikës se Shqipërisë ne “Loro Boriçi”, Kosova ose siç etiketohet tashme nga tifozët e saj me emrin “dardanet”, luan ndeshjen me te rëndësishme te shqiptareve ne kete mbrëmje. Përballë tyre ne sfidën e vlefshme per Grupin I, Kroacia qe edhe pse me disa mungesa te rëndësishme ne formacion si Lovren, Modriç, Rakitiç dhe Pjaca mbetet nje nga kombëtaret me te forta për momentin ne futbollin botëror. Edhe pse sulmuesi i Herenven, Arber Zeneli mori përgjigje pozitive nga FIFA, nuk pritet ta filloje nga minuta e pare këtë ndeshje. Ne porte do te jete kapiteni Ujkani, ne mbrojtje Perdedaj, Pnishi, Rrahmani dhe Paqarada. Përpara tyre kryeziu, te cilit do t’i beje shoqëri Shala ose Meha ne mungese te Enis Alushit. Mesfusha kosovare paraqitet e forte me talentet Rashica, Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Ndersa ne sulm i përhershmi Albert Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *