Subscribe

Shqipëria e Christian Panuccit e fillon fushatën kualifikuese te Europianit 2020 pikërisht nga Loro Boriçi i Shkodrës aty ku ka një kundërshtar jo te lehte Turqinë.

 

Edhe pse tekniku italian u duk entuziast nga përgatitjet ndërsa deklaroi se i mjafton një gol për te rrëmbyer fitoret, duket se dilemat janë te mëdha jo vetëm për formacionin por edhe mënyrën si do te luajnë kuqezinjtë.

 

Me mungesën e Strakoshes, titullar ne porte i padiskutuar është Berisha. Ne krahun e djathte do te jete kapiteni Hysaj ndërsa dilemat ne te majte janë mes Alijit dhe Veselit.

 

Interesant është fakti se ne qendër te mbrojtjes Berat Gjimshitit do ti bashkohet Ardian Ismajli i Hajdukut dhe jo Arlind Ajeti.

 

Një tjetër dileme i përket mesfushës. Ky repart forcohet shume nga rikthimin i Abrashit, një dyshe e forte se bashku me Taulant Xhakan.

 

Ndërsa surpriza mund te jete shtatlarti i sllovakeve te Ruzemborok Kristi Qose ne vend te Ledian Memushaj.

 

Ndërkohë ashtu siç është parashikuar edhe me pare Grezda dhe Uzuni do te ndihmojnë pyken Armando Sadiku. Shqipëria dhe Turqia do te përballen për here te 11-te ne histori.

 

Ne sfidat e kaluar ka një baraspeshe totale me 4 fitore për kuqezinjtë , po kaq për kundërshtarin ndërsa ne dy ndeshje nuk ka pasur fitues. Për sa i përket golavarazhit Shqipëria është ne avantazh ndërsa ka shënuar 14 gola e ka pësuar 10.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *