E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot shorti i Champions League, të gjithë duan Benficën

Hidhet sot ne mesdite në Nion të Zvicres shorti i fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale të Champions League.

 

Përvec tre skuadrave italiane Milan, Napoli dhe Inter, në cerekfinale janë edhe Real Madrid, Bajern, Benfica, Manchester City dhe Chelsea. Shorti është i lirë dhe goglat mund të rezervojë cdo përplasje të mundshme, qoftë ajo mes skuadrave të një vendi.

 

Reklamë

Duelet cerekfinale do të luhen ne 11-12 prill dhe më pas kthimi në 18 dhe 19 pill.Mirëpo sot do të hidhet shorti edhe për fazën gjysmëfinale që luhet në maj, nga ku do të kemi edhe një pamje disi më të qartë të rrugës drejt finales së Stambollit.

 

Skuadrat më të forta në leter janë Real Madrid rekordmen dhe kampion në fuqi i Europës, Manchester City dhe Bajerni i Mynihut, ndërsa në leter ekipi që të gjithë do të doni ta kishin kundërshtar është Benfica.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë