E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sot seanca parlamentare, ja çfarë pritet të ndodhë

Parlamenti do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare në orën 10:00.

Në rend dite, është parashikuar interpelancë me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, kërkuar kjo nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Ndër pikat që pritet të diskutohet është projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020, si dhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit. Po ashtu, pritet të hidhet për votim projektligji për eurobondin që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Koha e mbetur më pas do të jetë në dispozicion për diskutime jashtë rendit të ditës.

Më shumë video

Reklamë