Subscribe

Raundi i fazës se 1/8-ve ne Uefa Champions Laegue vazhdon sonte ne platformën Tring me dy takimet e radhës. Pa dyshim ne qendër te vëmendjes është sfida e Olimpikos mes Romes dhe Realit te Madridit. Te dy skuadrat prezantohen me trajnerë te rinj ne kete përballje. Italianet me Luciano Spaleti pas shkarkimit te Rudi Garcia dhe ne kampin kundërshtar Zinedin Zidan ne vend te Rafa Benitez. Era e re te Roma ka nisur mjaft mire pas 4 fitoreve resht ne kampionat dhe vendin i katërt ne renditjen e përgjithshme. Ndërkohe Real po bind ne loje dhe rezultat nen udhëheqjen e teknikut francez. Spaleti pritet te hedhe ne fushe nje formacion me skemën 4-1-4-1 me De Rosin përpara mbrojtjes dhe me Salah e Perontit ne ndihme te Pykes Xheko ne kampin kundërshtar për Zidan është ne dyshim Marselo dhe nëse braziliani nuk ja del, ne vend te tij do te luaj Danilo. Asnjë dyshim per sulmin. Ne mungese te Bale treshja do te formohet nga Hames Rodriguez – Benzema dhe Kristiano Ronaldo. Ndërkohe ne Vizion Plus ne orën 20:45 do te transmetohet sfida mes dy skuadrave debutuese ne kete faze te Champions League mes belgeve te Gent dhe gjermaneve te Wolsfburg. Nje takim qe është nje intrige me vete per vete faktin e befasisë se kualifikimit ne fazën e grupeve mes Gentit qe pakkush besonte te forca e tij dhe Wolfsburg qe la jashtë këtij kompeticoni emra si Manchester United. Ne nje ndeshje ku te zotet e shtëpisë jane tepër te forte ne shtëpinë e tyre, gjermanet vine me mjaft mungesa qe nga portieri Benalio, Gilavogi, Kalixhuri, Naldo, Dost dhe Bendtner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *