E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Sot rikthehet spektakli “Al Pazar” në ekranin e Vizion Plus

Sonte mbrëma rikthehet në ekranin e Vizion Plus, Alpazar, show më i madh i humorit.

 

Një spektakël plot humor e batuta bazuar në aktualitetin politik dhe jo vetëm, vjen përmes mjeshtërisë së aktorëve të njohur Agron Llakaj, Behar Mera e Xhevahir Zeneli si dhe trupës së veçantë të aktorëve të cilët premtojnë një edicion plot risi dhe të qeshura.

 

Reklamë

I renditur në top-listën e programeve më të ndjekura në televizionet shqiptare, Alpazar në këtë edicion të tetë të tij premton shumë surpriza e risi.

 

Larmishmëria në kostumografi dhe në karaktere e bën Alpazar unik në llojin e tij.

 

Alpazar do të mbërthejnë teleshikuesit pas ekranit të vizion plus nga kjo e shtunë e në vazhdim, në orën 21 të mbrëmjes.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë