E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Sot provimi i dytë i maturës, 27 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Mbi 27.000 maturantë në të gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Reklamë

Provimi zhvillohet në145 qendra në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 640 mësues do të korrigjojnë testet.

Pajisjet elektronike janë të ndaluara gjatë procesit e për këtë arsye janë marrë edhe masa ekstra në institucionet arsimore, duke i pajisur ambientet e testimit me bllokues valësh.

Reklamë

Më 3 qershor, maturantët testuan njohuritë e tyre në lëndën e gjuhës së huaj.

Risi për këtë vit janë edhe testet e personalizuara për 140 maturantë me aftësi ndryshe./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë