Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pak orë parë protestës së thirrur prej tij tek Inceneratori i Tiranës.

 

Në një dalje për media, Meta tha se protesta që do të mbahet në orën 18:00 do të jetë paqësore, ndërsa shton se qytetarët duhet të vijnë tek “vendi i krimit” siç e quan ai landfillin në Sharrë.

 

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vendngjarje dhe vendkrim, tek inceneratori i Tiranës në orën18:00. Me këtë rast dua ti falenderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur senesibilimizn e tyre lidhur me këtë çështje, sidmos ata të kryeqytetit, të cilët janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim nën mbrojtjen e kokës së aferës, Edi Ramës.

 

Ndaj dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për t’i thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë ndër të arët në botë për nivelin e korrupsionit, kapjes së shtetit, të humbasë 26 vende sa i përket transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.

 

Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë në mënyrë që të mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat e tjera kur të fillojë shkolla me rënien e drastike të numrit të nxënësve që regjistrohen dhe që Shqiëpria të mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të reja e saj.

 

I ftoj të gjithë të jenë atje për të parë këtë skenë krimi me sytë e tyre, faktet që drejëtsia ka kohë që nuk i shikon.

 

Janë paratë e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që duhet t’u kthehen atyre.

 

Do të jetë një protestë e parë që sigurisht do të vijohet edhe nga të tjera, e fillojmë tek incveneratori i Tiranës sepse skena e krimit aty është më flagrante se kudo tjetër në Shqipëri. Do vazhdojmë edhe në skena të tjera të krimit, të grabitjes.

 

Do jetë një protestë paqësore, qytetare, model por edhe shumë konkrete. Fakti që kemi zgjedhur skenën e krimit e bën akoma edhe më të rëndësishme”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.