E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Kosova

Prishtinë, opozita proteston e përçarë

Opozita ne Kosove iu rikthye protestave kundër qeverise, por per here te pare ajo ishte e përçare. Ne shesh dolën vetëm Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Lëvizja Vetëvendosje nuk iu bashkua tubimit ne sheshin “Skënderbeu” ne Prishtine. Protestuesit te mbërritur nga i gjithë vendi me flamuj në duar hodhën thirrje kundër qeverise. Pjesëmarrësit kundërshtuan dy marrëveshjet, per bashkësinë e komunave serbe dhe paktin e përcaktimit te kufirit me Malin e Zi. Protesta eshte zhvilluar e qete, ndersa policia angazhoi forca te shumta per mbarëvajtjen e saj. Lëvizja Vetëvendosje kishte njoftuar me heret se nuk do te merrte pjese ne proteste, pasi nuk ishte arritur konsensus me dy forcat e tjera opozitare per menyrat sesi ato do te vazhdonin betejën kunder qeverise.

Më shumë video

Reklamë