Sot protesta kunder Xhafajt, PD mobilizon mijera mbeshtetes

Opozita zhvillon sot protesten e paralajmeruar kundër qeverisë dhe në mënyre te vecante kundër ministrit Xhafaj që sipas saj ka mbrojtur vëllain e vet nga ekstradimi drejt Italisë.
Peshën më të madhe të protestes pritet ta mbajë PD pasi sipas lajmerimeve edhe nga selia blu, nga rrethet janë nisur mijëra mbështetes të saj.
Nga qarku i Elbasanit jane nisur mbi 4 mije qytetare qe mbeshtesin kauzen e opozites.

Bien në sy pankarta dhe banderola kundër ministrit Xhafaj dhe ironi me kryeministrin Rama.
Njoftimi i PD:
“Nga Shkodra po vijne me dhjetera makina qe mbajne parrulat me zhargonin e Agron Xhafajt, qe njihet ne Vlore me titullin pasha. Na prit pasha! Pasha po vijme! Kush eshte pashai?”


Protesta do të nisë në orën 11:00 por nuk dihet se kur do të përfundojë pasi leja është marrë pa specifikuar orar.




