Sot në orën 16.00 nis protesta e opozitës kundër qeverisë Rama.

 

 

 

Me sloganin “Shqipëria në rrezik” Partia Demokratike ka ftuar të gjithë qytetarët të protestojnë kundër korrupsionit, rritjes së çmimeve dhe situatës së vështirë ekonomike.

 

 

 

Përgjatë gjithë këtyre ditëve, lideri demokrat Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta si dhe kryetarët e partive të tjera të opozitës u kanë bërë apel shqiptarëve të bashkohen kundër një qeverie, e cila sipas tyre është përgjegjëse për largimin e të rinjve.

 

 

 

 

Mësohet se protesta do të jetë paqësore dhe qëllimi kryesor i Partisë Demokratike është që pjesëmarrja të jetë e lartë.

 

 

 

Por nga ana tjetër policia ka ndërmarrë masa, ku mësohet se janë angazhuar afro 1500 efektivë.

 

 

 

Hyrja e kryeministrisë është blinduar me hekur, e po ashtu është vendosur dhe një perimetër me kangjella.

 

 

 

Jo vetëm patrullat e komisariateve, por në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe RENEA në rast se do të ketë përshkallëzim të protestës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *