Opozita shqiptare dhe në mënyrë të vecante partite e saj kryesore PD-LSI, PDIU, LZHK, PAA, PDK dhe PBDNJ zhvillojnë sot protestën e nëntë kombëtarë.

Ashtu sic është paralajmëruar protestuesit do të zhvendosen para kryeministrisë ne oren 20:00 ku mendohet si zakonisht në herët e fundit të ketë një fjalim të liderit Basha.

Për pjesën tjetër të skenarit të protestes ende nuk dihet asgjë, ndonëse pas përfundimit të fjalës së Bashës tek sheshi para kryeministrisë ka qënë krejt e zakonshme që protestuesit të lëvizin në këmbë drejt parlamentit.

Në pjesën më të madhe të rasteve dhuna ka qënë e përqëndruar pikërisht para kuvendit ndonëse edhe kryeministria në disa raste ka qënë objekt I sulmeve, në mënyrë të vecante me Molotov.

Basha gjatë prononcimeve të fundit ne media ka deklaruar se protesta do të jëtë paqësore dhe si për ta bërë të besueshme një gjë të tillë deklaroi se ai do të merrte me vetë familjen.

Megjithatë pavarësisht kësaj masat e sigurisë do të jenë teper të larta në perimetrin e kryeministrisë por edhe tek parlamentit, aq me teper duke pare edhe aksionet e fundit te PD me militantet e saj ne disa bashki me qeveris opozita, si Kavaja, Tropoja, Burreli, Klosi, Berati etj ku nuk ka munguar dhuna dhje djegia e materialeve zgjedhore.

Mbi 1500 policë do të jenë në gatishmeri, shumica të pajisur me maska anti gaz për përdorimin e gazit lotsjellës.

Ambasada e SHBA bëri thirrje që partite opozitë të qëndrojnë larg dhunës ndaj institucioneve dhe të kontribuojnë në rinisjen e dialogut, gjatë një deklarate për mediat të shpërndarë të enjten në mbrëmje.

Palet vijojnë të jenë shumë larg, pasi Basha vendos si kusht dialogu largimin e Ramës ndërsa kryeministrisë përsërit që nuk ka ndërmend të heq dorë as nga 30 qershori as nga pozicioni I tij si drejtues I mazhorancës.

Ndërkohe që ka edhe një konflikt të hapur mes presidentit dhe kryeministrit pasi kreu I shtetit nëpërmjet një akti të nxjerre, anuloi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve pavarësisht se Rama nuk e njeh këtë dekret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *