Franca duhet te justifikoje sot përpara 80 mije tifozëve ne Stade de France rolin e favoritit dhe te munde Islandën nje prej surprizave te këtij Europiani. Ne çerekfinalen e katërt qe luhet sot ne mbrëmje, trajneri Deshamp shkon me respekt, por jo me frike ndaj kundërshtarit. Ata jane me merite dhe jo rastësisht ne çerekfinale tha ai per Islandezet, ndërkohe qe Evra dhe te tjerët jane te bindur se do te jene ne gjysmëfinalen e Marsejës kundër Gjermanisë. Megjithatë nuk mungojnë problemet per ekip tricolor pasi Deshamp duhet te mendoje edhe per zëvendësimin e te dënuarve Rami dhe Kante, ne letër bëhen gati te debutojnë Umtiti dhe Kabaje. Deshamp ka pranuar se Islandezet jane kompakte dhe te fuqishëm ne lojen ne ajer, por siguroi se francezet do te japin maksimumin per gjysmëfinalen. Ndërkohe nuk ka probleme dënimesh dyshja Lagerbek dhe Hallgrimson, por plot 9 lojtare qe kane kartonë te verdhe dhe rrezikojnë te mos luajnë ne rast se marrin nje tjetër dhe Islanda kualifikohet ne gjysmëfinale. Hallgrimson dhe Lagerbek janë te qete, sepse sipas tyre gjithnjë ne futboll ka nje mundësi dhe kjo mundësi nuk do te lihet pa u shfrytëzuar. Ndërsa kapiteni Gunarson thotë se ndeshja me Francën ne çerekfinale është nje ëndërr qe do te behet realitet. Ne ishull jane 300 mije njerëz qe jane përfshire nga ethet e ndeshjes, ndërsa 30 mije te tjere janë ne stadium ose rrethi tij sot ne mbrëmje, kur skuadra e tyre do te përpiqet te vazhdoje ëndrrën e saj dhe te tyren. Per Francën ndërkohe flasin statistikat, pasi ne 11 ndeshje kundër Islandës nuk jane mundur asnjëherë, por fitore kane vetëm 3 dhe 8 kane përfunduar ne barazim. Takimi ne Paris do te gjykohet nga holandezi Bjorn Kuipers dhe fituesen e pret te enjten ne Marseje Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *