E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sot, nis votimi në SHBA

Pas debateve te ndezura dhe takimeve elektorale te rivaleve ne garen per president te SHBA, do te jene zgjedhësit ne shtetin e Iowas, qe do te votojnë te paret per kandidatin e preferuar nga dy kampet politike. Procesi i votimit nis ne orën 19:00 me orën lokale.
Sondazhet kane treguar nje gare te ngushte mes emrave qe kandidojne ne dy partitë. Ne radhët e republikaneve mes 11 kandidateve përparësi ka multimiliarderi Donald Trump, ndonëse me nje diference te ngushte ndaj senatorit te Texasit Ted Cruz, ndërsa mes demokrateve ish sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ndodhet shume prane senatorit të Vermontit, Bernie Sanders.
Te dielën kandidatet bene apelet e fundit per zgjedhësit e veçanërisht per te fituar voten e te pavendosurve. Triumfi ne testin e pare elektoral konsiderohet nga analistet si teper i rëndësishëm per kandidatet per vijimësinë e garës. Pas votimit ne Iowa, procesi vijon ne 49 shtete te tjera dhe territore amerikane. Deri ne vere secila parti duhet te kete përcaktuar kandidatet, qe do te përballen ne zgjedhjet e 8 nëntorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë