Këtë të hënë, 13 prill, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë pazar dhe veprime të tjera të nevojshme deri në orën 17.30.

Javën e kaluar kryeministri Edi Rama njoftoi që dyqanet ushqimore, bankat dhe farmacitë nuk do të mbyllen më në orën 13.00 si më parë, por në 17.30.

Qytetarët do të kenë mundësi të dalin brenda kësaj fashe të zgjeruar, por do të duhet sërish të pajisen me një leje përmes portalit e.albania ose përmes një mesazhi në numrin 55155. Liridalja zgjat një orë e gjysmë.

Lehtësimi i masave vjen pas një fundjave të izoluar, ku nga e shtuna ora 13.00 deri të hënën ora 05.00 çdo gjë ishte e mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *