UEFA Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe Tring me gjysmëfinalen e dyte te këtij kompeticioni.

 

Ne Alianz Arena luhet klasikja e viteve te fundit ne turneun me prestigjioz te Europes Bayern kundër Realit te Madridit. Një spektakël i garantuar me gjermanet qe kërkojnë te hakmerren për atë eliminim ne çerekfinale te vitit te kaluar pikërisht nga kampionet e Europes.

 

Për te gjithë është etiketuar me te drejte një finale e parakohshme mes dy superfuqive te Europes . Ky është takimi i 25 ne histori mes këtyre dy skuadrave elitare me nga 11 fitore secila dhe dy barazime.

 

Ashtu si vete karakteri i tyre gjerman edhe Jup Hajnkes është shfaqur i ftohte ne konferencën përpara kësaj sfide.

 

“Disa trajnerë nuk arrijnë kurrë te luajnë ndeshje te tilla ne karriere. Unë jam person modest dhe i pres këto ndeshje pa shume emocione”.

 

Pritet te jete një spektakël për te gjithë ata qe e pëlqejnë futbollin. Bayerni është ne formën e vitit 2013 vit ne te cilën fitoi tripleten.

 

Kundërshtari Zinedin Zidan ka bere te ditur se nuk ka favorite për këtë ndeshje por skuadra e tij do te japi 150 % ne këtë përballje. Për bavarezet mungojnë Vidal Alba  dhe Coman ndërsa ne dyshim janë Neuer dhe Toliso.

 

Hajnkes pritet te zgjedh qe nga minuta e pare një sulm te fuqishëm me Hames, Rodriges, Muller dhe Riberi prapa krahëve te Levandovski.

 

Madrilenet kërkojnë ne këtë ndeshje ti besojnë mesfushës me force dhe fantazi te përberë nga Kros, Casemiro, Modric dhe Isko. Ne sulm Benzema dhe natyrisht Cristiano Ronaldo. Per madrilenët Champion  League është trofeu i fundit për këtë sezon ne dispozicion  ndërsa kërkojnë edhe rekordin e tre finaleve radhazi ne rast se do te eliminojnë bavarezet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *