Sezoni i ri futbollistik në Vizion Plus starton sonte në mbrëmje nga Budapesti  me superkupën e Europës.

 

Arena Puskas  pret kampionet në fuqi të Europës, Bayern Munchen të cilët sfidojnë fituesin e kupës se vogël, Sevilla.

 

Skuadra e Hansi Flick e nis  si favorite këtë ndeshje pasi vinë pas një starti ëndrrash në Bundesligë  në atë fitore 8-0 ndaj Shalke 04.

 

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për spanjollët të cilët mundën me vështirësi në shtëpi Levanten me rezultatin 3-2. Skuadrat nuk do të kenë  ndryshime të theksuara në organikën e lojtarëve nëse do i krahasojmë me sezonin që lamë pas.

 

Vlen të përmendet afrimi i Sane nga Manchester City, i cili mund të jetë një pikë e fortë për gjermanët ndersa eshte larguar Thiago Alcantara.

 

Ne kampin kundërshtar tek Sevilla është rikthyer një emër i njohur si Ivan Rakitic nga Barcelona . Mesfushori kroat pritet të luajë sot ndeshjen e tij të parë zyrtare, pas kthimit te klubi andaluzian.

Dy skuadrat janë përballur dhe më herët në sezonin 2017- 2018 në çerekfinale të Champions League ku sfidën e parë e fituan bavarezët në Spanjë me rezultatin 1-2 për të barazuar më pas në Shtëpi dhe për kaluar në raundin tjetër .

 

Kjo finale do të jetë e veçantë për disa tifozë edhe për faktin se pas kaq shumë kohësh do të rikthehen një numër i vogël sportdashësish në shkallët e stadiumit .

 

Arena Puskas hap dyert sot për  3,000 tifozë të Bayern dhe Sevilla, si edhe 14,000 fansa hungarezë pra në total, sfida do të zhvillohet me prezencën e rreth 20 mijë tifozëve.

 

Takimi do te luhet ne orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus.

 

Formacionet e mundshme:

 

BAYERN MUNCHEN (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Süle, Boateng, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, T. Müller, Sané; Lewandowski.

TRAJNER. Hansi Flick

 

SEVILLA (4-3-3): Bounou; Jesus Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero; Rakitic, Fernando, Jordán; Ocampos, L. De Jong, Suso.

 

TRAJNER. Lopetegui

GJYQTAR: Taylor (Ing)

 

TRANSMETIMI: VIZION PLUS DHE TRING (21:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *