E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot në Shkup, Superkupa e Europes Real vs Man.United

Vizion Plus dhe Tring HD do te sjellin sonte nga Shkupi, emocionet e Superkupes se Europës, që vë përballe dy gjigande si Reali i Madridit dhe Manchester United. Ky është edicioni i 42 i Superkupës së Europës, teksa kampioni në fuqi është pikërisht Reali i Madridit që mposhti vitin e kaluar Sevillen.

 

Superkupa e Europës përplas si rregullës dy ekipet fituese te trofeve ne kontinentet, ate që mban fronin e kampiones se madhe te Europës pra Realin, fitues te Uefa Champions League, si dhe mbajtësen e trofeut te vogël, Manchester United, që ka fituar Uefa Europa League.

 

Reklamë

Real Madrid është tre herë fitues i këtij trofeu, ndërsa Masnchester Uinited vetëm 1 here. Rekordmenet e fitimit të këtij trofeu janë Milan dhe Barcelona me nga pesë herë, ndërsa ekipet spanjolle janë rekordmbajtësit si fitues ne 13 raste kundrejt 9 të ekipeve italiane. Është herë e parë që Maqedonia me stadiumin e saj Filipi II pret një eveniment të tillë kaq madhor.

 

Pritet që gjithçka prej 33 mije biletave të jetë e ezauruar. Ndeshja do të luhet në kushte jo normale, pasi temperatura pritet që gjatë ndeshjeve të jete 32 grade celsius e për këtë arsye do të ketë ndërprerje të ndeshjes në mesin e çdo pjesë, për t’i dhënë mundësi lojtarëve të freskohen.

 

Në fushë do të jenë dy ekipet me vlerat financiare me te mëdha në treg. “Djajtë e kuq” vlerësohen me 3 miliard euro, ndërsa klubi merenges 2.9 milion euro, teksa edhe arkëtimet vjetore te skuadrave shkojnë diku tek 700 milion euro secila. Ndeshja do të gjykohet nga italiani, Xhanluka Rocchi.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë