E gjithë vëmendja sonte ne mbrëmje ne Madrid, aty ku luhet gjysmëfinalja e pare e Uefa Champions League. Ne “Santiago Bernabeu” nis lufta e dy skuadrave Real dhe Atletiko për nje vend per te dytin vit radhazi ne finalen e turneut prestigjioz te Europes.

 

Një tjetër derbi, një tjetër përplasje mes dy skuadrave te kryeqytetit spanjoll ku këtë radhe Los Colchoneros kërkojnë hakmarrjen pas dy finaleve te humbura ne tre vitet e fundit, pikërisht ndaj Realit. Gjithsesi per teknikun francez Zidan fitoret ne te kaluarën nuk do te thonë asgjë dhe shanset per te kaluar ne finale i kane te barabarta te dy skuadrat.

 

Nga ana tjetër, argjentinasi Simeone kërkon qe ne fushe te ketë jo thjesht nje skuadër, por me shpirtin e tifozëve ultras te Atletikos. Nje gol ne fushën e Santiago Bernabeut do te jete shume i rëndësishëm edhe pse shume i vështirë ka theksuar El Cholo.

 

Te zotëve te shtëpisë u rikthehet Varane, por nuk do te kenë shërbimet e Gareth Bale dhe Pepe. Ndërkohë per Atletikon do te mungojne Huanfran, Gimenez, Fernandez ndërsa Vrsalkjo është ne dyshim, duke e bere mjaft delikat repartin e prapavijës.

 

Ne minutën e fundit do te vendoset edhe për talentin Janik Ferreira Karasko. Këtë sezon ne La Primera, Reali fitoi ne Vicente Calderon 3-0, ndërsa barazuan ne “Santiago Bernabeu” 1-1. Gjithsesi ne te paktën 13 vitet e fundit Reali ka qene dominues ndaj Altetikos ne perballjet mes tyre 33 fitore, 15 barazime ndërsa është mundur vetëm 9 here. Takimi do te drejtohet nga një treshe gjyqtaresh angleze me kryesore Martin Atikinson dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, kanali Tring Sport 1 HD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *