Subscribe

Boksieri shqiptar Nelson Hysa do zhvillojë sonte ndeshjen e pestë në boksin profesionist përballë Deny Willimas.

 

Në konferencën e zhvilluar përpara ndeshjes 49-vjeçari Williams theksoi  se e ka studiuar shqiptarin dhe do ndërthurë moshën me eksperiencën e tij  për tu larguar me fitore nga Shqipëria.

 

DANNY WILLIAMS

 

BOKSIER

 

Në këtë përballje do të përmbledh eksperiencën time dhe moshën time për të mundur  Nelsonin sepse une kam luftuar me lojtarë të mirë ,botëror,dhe do e shihni se sa vlen kjo eksperienca ime.Kam luftuar me Majk Tajson dhe grushtat e tij të fortë do ua tregojë të rinjëve tani.

 

Ndërkohë optimizmi i britanikut nuk e tremb aspak 38-vjeçarin shkodran, i cili u shpreh se është stërvitur shumë për tu përballur me një boksier me eksperiencë siç është Williams.

 

NELSON HYSA

 

BOKSIER

 

Shpresoj që mos ti ikë optimizmi nga fundi i ndeshjes. Jemi në vendin tonë dhe jemi stërvit. E kemi zgjedhur mënyrën se si do boksojmë dhe shpresoj që në fund të jemi ne fituesit.

 

Ndeshjet e boksit do të zhvillohen sonte prej orës 18.00 në  Durrës ku do të ketë dhe boksier të tjerë shqiptarë si Ardit  Murja, Alban Beqiri, ndërsa përballja kulminante mes  Hysa dhe Williams është parashikuar rreth orës 21:00. Të gjitha të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë për bamirësi në shtëpinë e foshnjës në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *