Sot në orën 21:00 luhen edhe sfidat e tjera të Champions League që mbyllin ndeshjet e treta të fazës së grupeve.

 

Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do të presë në shtëpi Juventusin. Ndërsa Barcelona do të përballet me Dinamo Kyev.

 

Spanjollët, edhe pse favoritë në letër, kanë mungesa për shkak të lojtarëve të dëmtuar. Ndërsa ukrainasit kanë 9 lojtarë të infektuar me koronavirus.

 

Në grupin “H”, Laipzig do të luajë me PSG. Kampionët e Francës duhet të bëjnë llogaritë pa disa nga lojtarët më të rëndësishëm të grupit, ndërsa Laipzig do të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

 

Çelsi në grupin “E”  do të sfidojë francezët e Rennes dhe grupin e kompleton sfida Sevija-Krasnodar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *