Subscribe

Shqipëria përballet kete te diele ne 20:45 ne “Loro Borici” me favoriten e grupit te saj, Spanjën, e vlerësuar si nje nga skuadrat me te forta ne bote. Per kere arsye, trajneri De Biazi ka menduar te realizoje disa ndryshime te rëndësishme ne formacion, pasi vete italiani me pasaporte shqiptare ka deklaruar ne konferencën per shtyp përpara sfidës se Shqipëria do te parkoje autobusin përpara porte, mundësisht edhe pa rrota. Me shume mundësi, rreshtimi do te jete sipas skemës 4-3-2-1, me Berishën ne portë dhe katërshen mbrojtëse te përbëre nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj e Agolli. përpara tyre ne mesfushe pritet te luajnë Memushaj, Xhaka e Abrashi, ne krah Lenjani dhe Roshi, me Bekim Balajn te favorizuar ndaj Cikalleshit ne sulm. Ne anën tjetër, Spanja e trajneri Lopetegiu luan me skemën e saj me te zakonshme 4-3-3, me De Gean ne porte Kavajal, Pike, Serxhio Ramos e Nacho ne vend te te dëmtuarit Alba ne mbrojtje. Mesfusha i besohet treshes Buskets, Injesta e Koke, ndërsa ne sulm pritet te luajnë David Silva, Vitolo dhe Morata, qe është parapëlqyer ndaj Diego Kostes. Te gjitha parashikimet favorizojnë fitoren e iberikeve, por Shqipëria ka ditur përherë te rezervoje surpriza përballe skuadrave te mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *