Sot akademia e “Nobelit” shpall fituesit e çmimit “Nobel” për letërsinë.

 

Edhe këtë here shkrimtari ynë Ismail Kadare pretendent mes shkrimtarëve te njohur si Haruki Murakami, Milan Kundera, Olga Tokarczuks, Anne Carson, Marget Atëood.

 

Ndonëse këtë vit ndahen dy çmime, pasi skandali i një vit me pare mbi një ngacmim seksual beri qe “Nobeli” i letërsisë te shtyhej, për publicistin Piro Misha kjo ngjarje e ve akademinë para një zgjedhje jo racionale.

 

Është e vështirë te flasim për shkak te asaj qe ndodhi vitin e kaluar me çmimin “Nobel”, ka disa presione, nuk e di a janë normale apo jo, për te respektuar diversitetin. Flitet shume qe këtë radhe “Nobelin” ta marre një grua. Jemi tej situatës normale sepse mund te përvëloje arsyet e tjera.

 

Nderimi i Kadaresë me çmimin Nobel, për Mishen do te thotë promovim jo vetëm për letërsinë shqiptare por edhe për atë ballkanike.

 

Te njëjtin qëndrim ndan edhe pedagogia Lili Sula, e cila shprehet, se vlerësimi i gjeniut te letrave shqipe se pari do t’i bënte nder vete akademisë.

 

Vetëm para dy javësh, Ismail Kadare u vlerësua me çmimin “Pak Kyongi 2019” duke u përzgjedhur mes 350 autoresh nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *