Kete te premte vendi ynë do të ndikkohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike.

 

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi deri në 5-8m/s,  valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.                    

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 15 deri 33°C,  në zona e ulëta 14 deri 35°C,   në zona bregdetare 18 deri 33°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta kryesisht në pjesën perëndimore të tij. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës. Europa veriore dhe ajo verilindore do të ndikohen nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu në formën e shtrëngatve dhe stuhive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *