Subscribe

Pas një rrugëtimi transmetimesh në pritje të “Miss Universe Albania”, Vizion Plus sjell në ekranin e çdo shqiptari kurorëzimin e bukuroshes që do të na përfaqësojë këtë vit në “Miss Universe”. Çdo të diel, në plot 9 takime me publikun në ora 19:30, Vizion Plus ju ka njohur me 26 vajzat pretendente për këtë kurorë, ndërsa sot në ora 21.00 ju fton të zbuloni emrin e më të bukurës. Një spektakël plot surpriza do te je ai i sotmi, ku nuk do të mungojë muzika nga të ftuarit specialë apo edhe veshjet tendencë të sezonit nga 26 vajzat konkurrente. Pas më shumë se 15 vitesh do të rikthehet në ekranin shqiptar Anisa Kospiri, vajza që na përfaqësoi për herë të parë në këtë garë ndërkombëtare bukurie. Këtë herë Kospiri ulet në panelin e jurisë. Një rikthim tjetër në skenën shqiptare është edhe ai i këngëtares Ledina Çelo që në këtë spektakël do të promovojë këngën e saj më të re. “Miss Universe Albania” vjen nën kurimin e Eduard Dedës si producent, Eva Muratit si prezantuese dhe 4 mentorëve që kanë mbajtur kurorën e bukurisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *