Pasditen e kësaj të shtune, kombëtarja shqiptare do të luajë provën e parë miqësore përballë një skuadre jo shumë të lehtë në letër si Uellsi. Një ndeshje që mund të shërbejë dhe si një test për djemtë për të parë dhe formën e tyre. Përfaqësuesja e Uellsit, edhe pse 3 ditë më parë luajti ndaj Francës, trajneri Rajan Gigs pritet që të mos kursejë asnjë lojtar si Ramsej, Xhejms apo Bejl, pasi vetën pak ditë e ndajnë nga fillimi i Europianit dhe kjo është prova e funidt në pragë të fazës së grupeve.

 

Megjithatë, nga ana tjetër, edhe trajneri italian Edi Reaja nuk ka dashur të bëjë eksperimente me shumë lojtarë të rinj, pasi sërish dhe këtë ndeshje do të luajë me skemën klasike të tij, 3 -5-2. Në katërkëndëshin e portës do të jetë gardiani Gentian Selmani pas një sezoni të shkëlqyer në Turqi , ndërkohe përpara tij, treshja e mbrojtes me shumë mundësi do të jetë një mur si i kampionatit italian, si Ismajli Kumbulla dhe Gjimshiti. Në mesfushë, Endri Cekici ka rimarrë vendin e titullarit, ndërsa do e ndihmojnë Keidi Bare dhe kapiteni i kësaj sfide Amir Abrashi. Në krahun e djathtë, Doka do të zevendësojë Hysajn e dëmtuar ndërsa në të majtin do të jetë Emir Lenjani.

 

Ndërsa, dyshimi i vetëm në këtë sfidë është në sulm se kush do të jetë përkrahë Rei Manajt, ku sulmuesi shkodran Bekim Balaj është më i avantazhuar kundrejt bomberit nga Kavaja, Sokol Cikalleshi.

 

Uells-Shqipëri do të luhet sot në orën 18:00 në Kardif, ndërsa menjjëhrë pas ndeshjes djemtë kuqezi do të udhëtojnë në Pragë, ku i pret dhe miqësorja e dytë përballë Republikës Ceke në datën 8 qershor .

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *