Subscribe

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot ne oren 18 ne ‘Elbasan Arena” ne miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës me objektivin nje rezultat pozitiv per te harruar sadopak humbjen e Palermos, por edhe evidentimin sadopak te elementit te ri qe do te ndihmoje skuadrën ne ndeshjet e ardhshme eliminatore.

 

Ne ndeshjen e sotme pritet qe tekniku De Biasi te fusë ne fushe nje skuadër me theks sulmues, pasi problem i këtij ekipi ne ndeshjet e fundit ka qene mungesa e golit. Ne stërvitjen e fundit trajneri Italian përdori dy skema; e para e përdorur gjate javës ka qene ajo me dy sulmues ku pranë Cikakalleshit rikthehet edhe Armando Sadiku. Mbrojtja duket e konsoliduar me 4 futbollistet qe luajtën kundër Italisë, Ajeti Veseli ne qendër e Hysaj e Agolli nga krahët. Ndërkohe ne mesfushe Hyka nje lojtar me i shpejte duke i dhëne rendësi sulmit zëvendëson Andi Lilen. Ai i bashkëngjitet Roshit, Memushaj dhe Kukelit duke lëne ne stol Migjen Bashen.

 

Edhe ne variantin tjetër, porta është ne dileme mes Bashes dhe Hoxhes qe nga minuta e pare ndërkohe qe skema është 4-1-4-1. Ne vend te kapitenit Agolli ne krahun e majte mund te luaj Naser Aliji, ndërsa Kukeli do te jete përpara mbrojtjes. Edhe njëherë duket se Jahmir Hyka fiton duelin ne mesfushe me Lilen, duke ju bashkuar ketë here Bashes,  Memushaj dhe Roshit, ndërsa ne sulm preferohet ketë here Armando Sadiku. Sfida kundër Shqipërisë, ka nje domethënie te madhe per Bosnjën, pasi ka luajtur ndeshjen e pare zyrtare ne 30 nëntor te vitit 1995 e fituar ne “Qemal Stafa” nga kuqezinjtë 2-0.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *