Subscribe

Shqipëria do te luaje sonte ne mbrëmje ne oren 20 e 30 ne Shkodër, testin miqësor kundër Marokut, ne stadiumin e rikonstruktuar dhe tashme modern “Loro Boriçi”. Përveçse një feste për nje tjetër impiant modern qe do t’i shërbeje ekipeve tona kombëtare, përballja kundër kombëtares afrikane, do t’i shërbejë trajnerit De Biasi të shohe nga afër gjendjen e lojtareve, në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e botërorit, si ajo e datës 5 shtator kundër Maqedonisë. Sigurisht ndeshja ndaj Marokut, sonte ne mbrëmje është nje mundësi per te provuar një formacion qe me gjase, mund te jete edhe ai qe do te zbresë ne fushë pas disa ditësh ndaj fqinjëve tanë ballkanas. Ne mbrojtje risia është aktivizimi i Gjimshitit ne qendër përkrah Mavrajt. Ne mungese te Ajetit te dëmtuar dhe Canes tashme te dorëhequr nga kombëtarja, mbrojtësi i Atalantes është zgjidhja e parë e De Biasit, i cili vetëm ne rast se nuk merr garanci nga lojtari nga Presheva, mund te kthej prapa edhe Burim Kukelin siç beri ne Euro 2016. Agolli ne te majte, do te lihet pushim dhe ne vend te tij, do te luaje Lenjani, i cili ne këtë fasho do te ketë para vetes Jahmir Hyken i rikthyer me kuqezinjtë fale formës se shkëlqyer tek Luxerna. Xhaka dhe Abrashi te padiskutueshëm para mbrojtjes, ndërsa Migjen Basha ka fituar balotazhin me Memushajn. Titullar gjithashtu edhe Shkëlzen Gashi qe here pas here, do te alternohet me Hyken sa nga djathta ne te majte, për te mbështetur sulmuesin e vetëm qe me gjase mund te jete Cikalleshi pak me ne avantazh ne raport me Sadikun. Ndeshja kundër Marokut, do te gjykohet nga nje treshe sllovene me kryesor Matej Jug. Maroku është nje rival për t’u vlerësuar, pasi shumica e lojtareve i luajnë ne kampionatet me te forta te Evropës, ndërsa ylli i skuadrës është Mehdi Benatia i Juventusit. Interesimi per bileta per këtë sfide, nuk ka qene shume i madh teksa ne stadium pritet te jene jo me shume se 7-8 mije tifozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *