E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Sot miqësorja me Turqinë

Mes polemikave per afrimin e lojtareve te dëmtuar, por edhe atyre pa ekip, kombëtarja shqiptare do te zhvilloje miqësoren me Turqinë.

 

Ne Antalia ne oren 18-30 është jo vetem starti zyrtar i kuqezinjve per përgatitjet per evropianin e ardhshëm, por per here te pare ne fushe mund te shikojmë skuadrën qe ka tërësisht emrin e Panucit dhe dëshirat e teknikut italian. Ne mungese te emrave potente si Agolli, Abrashi, Kukeli, Basha dhe Kace, sot ne Antalia me te gjitha gjasat do t’u jepet nje shans lojtareve te rinj per te treguar vlerën e tyre.

 

Reklamë

Ne porte si gjithmonë do te jete parteri njëkohësisht kapiteni i skuadrës Etrit Berisha, Hysaj dhe Mavraj qe nga minuta e pare. Ne qendër ka nje balotazh mes Veselit dhe Ajetit e po kështu ne te majte mes Aliji dhe Lenjani ku me te gjitha gjasat mund te luajnë te gjithe nga nje pjese loje. Përpara mbrojtjes përsëri Ramadani dhe Lilaj do te ndajnë minutat ne ketë miqësore. Ne mesfushe pranë Xhakes mund te debutoje Kamer Qaka,  ndërsa ne krahun e djathte Valon Ahmedi ndan vendin me Odise Roshin. Ne te majte nuk ka surpriza me Eros Grezden qe nga minuta e pare. Po kështu dhe sulmi ku Armando Sadiku është i palëvizshëm.

 

Ky te pakten ishte dhe rreshtimi i teknikut Panuci ne stërvitjen e fundit,  gjithsesi italiani e ka treguar se mund te surprizoje deri ne minutën e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë