Subscribe

Shqipëria e futbollit do te kërkoje sot te thyeje tabunë per te arritur nje rezultat pozitiv përballe Austrisë, me te cilën ka arritur 6 humbje ne histori dhe ka shënuar vetëm një gol. I vetmi ndryshim ne formacion pritet te jete Andi Lila ne te djathte te mesfushës ne vend te Odise Roshit, ndërsa dyshim mbetet ne sulm ku Bekim Balaj është me i avantazhuar se Sokol Cikalleshi ne skemën 4-5-1.

“Austria është një skuadër shume e forte dhe e vështire. Por ne nuk kemi frike askënd, pasi kemi lëne prapa ne grupin eliminator edhe shume skuadra te forta. Do te luajmë me kujdes ne ketë ndeshje, ashtu si ne eliminatore.”

Te vetmet probleme per skuadrën janë Shkëlzen Gashi dhe Memushaj, ndërkohe qe per te parin, trajneri italian ka deklaruar se kërkon mos te rrezikoje ne rast se nuk është 100% i rikuperuar. Ndërkohe shoqëritë ndërkombëtare te basteve e cilësojnë favorite Austrinë përballe Shqipërisë, ku nje fitore e vendasve kuotohet 1.4 ndërsa ajo e kuqezinjve me koeficientin 8

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *