Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi në Fier

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a do t’i...

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë...

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka...

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim për të...

Çfarë ka arritur protesta deri më sot? Muçi në...

Sot mbush 81 vjeç, Veliaj “Medalje Mirënjohje” Viktor Zhustit: Përulje për punën tuaj në teatër dhe kinematografi

8 Dhjetor 14:23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” së qytetit aktorin e madh shqiptar, Viktor Zhusti, i cili sot mbush 81 vjeç. Kryebashkiaku e falenderoi aktorin Zhusti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën e teatrit dhe filmit shqiptar.

 

“Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen, respektin, falenderimin për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Na keni emocionuar, kemi qeshur, kemi qarë, jeni i paharrueshëm për shqiptarët. Në emër të gjithë djemve e vajzave të këtij qyteti, burrave e grave, doja t’ju falënderoj që jeni pjesë jo vetëm e memories sonë të përbashkët, por edhe përditshmërisë sonë, në një teatër modest, siç është Teatri i Metropolit, për të cilin mezi pres që të bëjmë më shumë investime. Pas Teatrit Kombëtar, të kemi edhe Teatrin e qytetit. Kjo medalje është në emër të qytetit të Tiranës, në shenjë mirënjohje për punën tuaj. Është një gjest respekti dhe falenderimi me gjithë zemër”, tha Veliaj.

 

Aktori i madh, Viktor Zhusti, falenderoi kryetarin e Bashkisë për medaljen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

 

“Ju falenderoj nga zemra juve, veçanërisht Teatrin Metropol, i cili ka qenë ndoshta streha më e ngrohtë për artistët vitet e fundit, si dhe gjithë spektatorët e jashtëzakonshëm të Tiranës, të cilët më kanë rrethuar me dashuri dhe besoj se më kanë dhënë shumë më tepër nga sa u kam dhënë unë. Prandaj, mbetem gjithmonë borxhli ndaj jush, ndaj Teatrit Metropol, dhe ndaj gjithë njerëzve. Shumë faleminderit!”, tha ai.

 

Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, Greqi. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është shumë e pasur me shfaqje teatrale dhe filma./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale Vendi
Tagged:
Veliaj Viktor Zhusti

Nga e njëjta kategori

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e protestës: Të bllokojmë Parlamentin!

më shumë...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret me hallet e popullit, por krijon fabula nga rrjetet sociale

më shumë...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në QUO VADIS: U ndjeva i intimiduar dhe i përdorur!

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:36

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon...

10:23

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca:...

10:14

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë,...

10:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:52

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi...

9:45

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a...

9:35

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi,...

9:33

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i...

9:23

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

9:22

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim...

9:18

Çfarë ka arritur protesta deri më sot?...

9:14

Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike...

8:45

Anija cisternë goditet nga një raketë e...

8:32

Tërmeti në Venezuelë/ Ushtria amerikane mobilizohet në...

8:05

Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

7:39

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale...

7:15

Dita e 26-të e protestës, nis grumbullimi...

6:51

Andy Burnham mund të marrë drejtimin e...

6:50

Protesta/ Bllokuan qarkullimin gjatë marshimit në rrugët...

6:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Daja godet me thikë nipin në Sukth, 25-vjeçari përfundon në...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e bir, arrestohet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.